Opinione

Mandatari & Qeveria & Presidenti ! (Si ndodhi dhe çfar do të ndodhë)

qenan-aliu

Qysh me senacën e parë të Kuvendit ashiqare u dukën tendenca të mbrapshta nga ana e Vmro-Dpmne-së. Kjo filloi duke u keqpërdorë kryesimi i seancës konstitutive të Kuvendit nga ish kryetari i saj Trajko Veljanovski nga Vmro-dpmne-ja. Veljanovski nuk i respektoi procedurat të parapara me Rregulloren e Kuvendit dhe praktikën parlamentare. Sipas akteve normativi kryetari i përbërjes së vjetër vetëm e thëret seancën konstitutive ndërsa me te udhëheq deputeti më i vjetër për nga mosha, nëse ai nuk pranon atëherë tjetri me radhë për nga mosha. Pra deputeti më i moshuar udhëheqë me seancën duke u verifikuar mandatet deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo eventualisht të nënkryetarëve. Zatën, kështu edhe ka qenë aplikuar praktika parlamentare në të gjitha rastet e mëherëshme. Argumenti kryesorë është se kryetari i përbërjes së vjetër Veljanovski poqëse eventualisht nuk dotë ishte i zgjedhur për deputet atëherë si do të mundej anëtarë i jashtëm të udhëheqë seancën e organit më të lartë ligjdhënës. Pra vetëm me faktin se kryetari i ish përbërjes parlamentare e thëret seancën konstitutive në aspektin protokollarë në afat të përcaktuar me kushtetutë me kaq puna e tij përfundon. Mirëpo impenjimi i dirigjuar i tij për të kryesuar me seancën aq më tepër kur veç dihej se partitë nuk kanë gjetur konsensusin për zgjedhjen e kryetari të Kuvendit, lenë të kuptohet se ka prapavijë për të opstruar mbarëvajtjen e procesit të kostitutimit të mëtutjeshëm të Kuvendit dhe procesin e zgjedhjes së qeverisë. * * * Dhe kur kjo kaloi, procedura dhejtë ditore vijonte tek presidenti i shetit për tia besuar mandatin për formimin e qeverisë përfaqësuesit që mund të mbledhë shumicën në Kuvend. Duke u nisur nga fakti se rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit nuk prodhoi parti apo koalicion fitimtarë të plotë dhe të gjithanshëm por vetëm fitues në aspektin e numrave,ndërkaq diferenca e mandateve në mes dy koalicioneve më të mëdhaja mbeti vetëm me dy mandate në favorë të Koalicionit për Maqedoni më të mirë (51:49 ). Në këtë rast sot në ditën e fundit sipas afatit të përcaktuar presidenti i shetit mandatin për formimin e qeverisë ia besoi liderit të partisë gjegjësishtë përfaqësuesit të koalicionit që fitoi më tepër mandate. Shikuar nenin ( 90 ) të Kushettutës mjaft qartësisht thuhet se presidenti e ka për detyrë që në afat prej 10 ditëve tia besoj mandatin përfaqësuesit të PARTISË përkatësisht PARTIVE që KANË SHUMICËN NË KUVEND. Pra që kanë shumicën në Kuvend e jo sipas interpretimit që bëri presidenti partisë që ka fituar më shumë mandate. Logjikisht presidenti edhe kësaj here nuk e respektoi dispozitën kushtetuse por veproi në mënyrë mekanike. Ivanov nuk realizoi takime transparente e as i kërkoi përfaqësuesit që mandatoi dëshmi se e ka siguruar shumicën në Kuvend. Me këtë veprim Ivanov mund të jetë i impenjuar në skemën për ta komplikuar procedurën edhe më tutje lidhur me formimin e qeverisë. * * * Presidenti ka të ngjarë të veprojë kësisojë ;- – Nëqoftëse nikolla Gruevski në afat prej 20 ditëve të mos mund të sigurojë shumicën në Kuvend, presidenti koplikimin do ta vazhdojë duke mos resepektuar PRAKTIKËN PARLAMENTARE që pas 20 ditëve të mos nominoj për mandatar përfaqësuesin e partisë apo partive që vinë e dyta me radhë për nga numri i mandateve që do të ishte Koalicioni PËR JETË MË TË MIRË i kryesuar nga Zoran Zaev. Pra kjo ishte praktikë parlamentare edhe në vitin 1992 dhe praktika edhe në disa vende tjera. Megjithate Kushtetuta e RM nuk parashehë mandatarë të dytë, kështu që Ivanov intrumentalizimin do të mund ta zbatojë duke e rinominiar nga zero për së dyti Nikolla Gruevskin edhe për 20 ditë tjera për të tentuar ta mbledhë shumicën , nëse do të dështonte vendin do ta çonte në zgjedhje të parakohëshme , bile këtë mund të synojë ta bëjë menjëherë pas 20 ditëve të para nëse Gruevski dështon në mbledhjen e shumicës në Kuvend. Por për këtë do të duhej depuetët e rinj të votojnë për vetshpërbërje të Kuvendit. Sa do të ishin të gatshëm ata që sapo janë zgjedhur të vetshpërbëhen është një çështje sa politike aq edhe psikologjike që mbetet të shihet. Ky moment mund të sjellë edhe RIBRENDIME partiake-politike të fanellave nga ana e disa depuetëve kuptohet për arsye të ndryshme. * * * Është edhe një moment tjetër që duhet të kihet para syshë.Ai është se qeveria aktuale e cila sipas kushtetutës e kryen detyrën në aspektin teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re , është pa KRYEMINISTËR akrualisht sepse Emil Dimitriev tani më ka të verifikuar madatin e deputetit kështu që dy funksione të tilla janë inkompatibile dhe juridikisht kjo qeveri është në ramje edhe për veç faktit se ajo ishte e përkohëshme, pra është moment juridik që për të shkuar vendi drejtë në zgjedhje të tjera të jashzakonshme menjëherë , kjo qeveri nuk mund të organizojë zgjedhjet . Pra këtë moment duhet ta kenë para syshë edhe BDI-ja poqëse involvohet për ta çuar vendin menjëherë në zgjedhje tjera të parakohëshme. Kështu përafërsisht do të dukej komplikimi eventual në aspektin proceduaral, por gjithsesi krejt kjo do implikonte tensionime të tjera shum dimensionale prej të cilava do të rithellohej kriza me përmasa të paparashikueshme. Mazhorancën VMRO-BDI do ta bënte skajshmërisht të DELEGJITIMUAR për veç asaj se opozita ishte fituese numerike, Vmro-Bdi, do të mbeteshin të bllokuara që ditën e parë kur të synonin të formojnë qeverinë duke u larguar përfundimisht opozita e të dy blloqeve nga kuvendi me të vetmin arsyetim politik dhe juridik para BE-së se nuk është e mundur qeverinë të kryesoj mandatari prë të cilin PSP ka të ngritur kallëzim penal dhe i hetuar edhe për keqpërdorime gallopante me pushetin dhe partia që nuk mbështet punën e PSP sipas Marëveshjes së Përzhinos. * * * Mbase nuk janë të shterura mundësit që Opozita dhe partitë shqiptare të formojnë qeverinë e cila do të kishte ndonëse një veprim përafërsisht një vjeçarë, por konform numrave në Kuvend të bënin dekomponimin e sistemit të kapur nga kjo bandë politike. Çfardo formati të qeverisë të formohet paraprakisht do ti prinë një ndërmjetësim i faktorit ndërkombëtarë PËRZHINO 3 ! Janë të pakta shanset N. Gruvski të formojë shumicën, mbase ai është i vetëdijshëm për këtë moment dhe mu për ate më shumë përgatitet se si ta thellon krizën sesa si ta formojë qeverinë. ( q. aliu )

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top