Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në seancë plenare duhet të vendosin për marrjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Që t’i merret mandati, duhet dy e tretat e votave, ndërkohë që grupi i pavarur i deputetëve janë shprehur se nuk do ta përkrahin propozimin e Komisionit për Çështjen e Imunitetit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit.

Loading...