Maqedoni

Manifestim me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Marrëveshja-e-Ohrit-780x439

Me organizim të Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Hazbi Lika dhe Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nesër në hotelin ‘Aleksandar Palace’ në Shkup do të mbahet manifestimi me rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Marrëveshja që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni, u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 në Ohër dhe kjo marrëveshje konsiderohej si garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit:
1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë
3. Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase
4. Ndërtim i shtetit demokratik
5. Zhvillimi i pushtetit vendor

To Top