Kanë filluar regjistrimet në universitetet në Maqedoni, kurse rezultatet e para tregojnë interesim të ulët te maqedonasit për studimin e gjuhës së tyre.
Këtë e tregojnë së paku rezultatet e afatit të parë në fakultetin e gjuhëve “Bllazhe Konevski” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, ku vetëm pesë maturantë janë regjistruar në drejtimin e Gjuhës maqedonase, transmeton Gazeta Lajm.
I vogël duket edhe numri në drejtimin Letërsia maqedonase dhe letërsia e sllavëve të jugut, ku janë regjistruar 12 studentë.

Loading...