Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Dje Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë e morrën lajmin e madh nga Komisioni Europjan se raporti i progresit për anëtarsim të tyre në Bashkimin Europjan është pozitiv. Me këtë rast i përshëndes këto dy vendime shumë pozitive që njëherit janë të befasueshme por edhe shumë të rëndësishme të KE-së në raport me këto dy vende, dhe do të themë se jamë shumë i lumtur për këto zhvillime shumë pozitive në kuadër të BE-së në raport me Maqedoninë dhe Shqipërinë .Ajo që gjithashtu më bënë të gëzuar dhe shumë të lumtur është fakti që unë në një të afërme shumë të shpejtë do të mund të jemë qytetarë i BE-së që ishte një aspiratë dhe dëshirë shumë e madhe jo vetëmse e imja por edhe e të gjitë qytetarëve të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, gjë që nuk mund të thuhet edhe për elitat politike të të dyja vendeve. Këto elita nuk bënë aq shumë apo nuk e bënë as të nevojshmen për përmbushjen e kërkesave dhe kritereve të nevojshme për anëtarësim në gjirin e BE-së. Prandaj konsideroj se vendimi i Komisionit Europjan për tu dhënë rekomandime pozitive Shqipërisë dhe Maqedonisë është parasegjithash politik e jo reflektim i të bërave apo të të arriturave konkrete dhe të domosdoshme të elitave politike rreth zbatimit të obligimeve të nevojshme për afrimin e dy vendeve drejt BE-së apo rreth përmbushjes së kritereve bazë dhe të atyre shtesë për anëtarsim në BE. Pra do të marr guximin e të themë se më meritore për marrjen e këtyre dy rekomandimeve pozitive është Rusia sesa elitat politike të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë. Pse themë Rusia sepse edhe vet përfaqsuesit më të lartë të BE-së para disa javësh kur e sqaruan planin dhe strategjinë e zgjërimit të BE-së në Rajonin e Ballkanit Perendimor thanë se vendimet pozitive për shtetet e rajonit do të jenë më tepër strategjike dhe ate për ta zvogëluar ndikimin rus në rritje në shtetet e Ballkanit. Por janë si janë vendimet për shtetet e tona konsideroj se këto do të kenë ndikim apo reflektim pozitiv mbi rritjen e stabilitetit dhe të sigurisë në vendet tona dhe në rajon në përgjithësi prandaj duhet përshëndetur të njëjtat duke u bërë thirrje elitave politike që ti pëvjelin mëngët dhe ta përshpejtojnë ritmin e punëve për përmbushjen e obligimeve të domosdoshme të tyre, sepse këto punë në vend të tyre nuk do ti bëjë askush prandaj sa më shpejtë i bëjnë ata këto gjëra aq më mirë do të jetë për ne qytetarët dhe për Maqedoninë dhe Shqipërinë si shtete që janë të rrezikuara nga Rusia.

Loading...