Policia ka njoftuar se mbrëmë është gjetur i vdekur një i paraburgosur 54-vjeçar në qendrën e paraburgimit në Manastir. MPB njoftojnë se vdekja është konstatuar nga ana e mjekëve të ndihmës së shpejtë. Trupi i të vdekurit është dërguar autopsi. Në burgun e Manastirit gjenden edhe disa nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, por autoritetet sigurojnë se personi i cili u gjet i varuar nuk është nga ky grup. /SHENJA/

Loading...