Në dy thasë të zinj, ndërsa pas njohurive paraprake të marra, policia dje ka gjetur nëntë kg e gjysmë marihuanë në vendin e quajtur “Raiçki Most” në Dibër. Sipas policisë, i dyshuar për drogën është një dibran i njohur mirë në organet e rendit.

Ashtu siç kumtoi MPB pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konfirmuar identiteti i personit të involvuar në këtë rast, ndërsa bëhet fjalë për B.D.(38) nga Dibra, përndryshe kryerës i evidentuar i veprave të tjera penale. I dyshuari është zënë dhe dje është arrestuar në SP Dibër për zbardhjen e rastit.

Pas urdhrave të siguruara nga gjykata kompetente, dje janë bastisur tre lokacione, me ç’rast në shtëpinë ku ka qëndruar i dyshuari është gjetur dhe marrë një valixhe dhe një çantë me mbetje të drogës narkotike marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër B.D. Do të parashtrohet padi penale për dyshimin për vepër penale të bërë “prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”.

Loading...