Maqedoni

Maqedoni, mbi 50 mijë turistë e vizituan vendin gjatë vitit të kaluar

turistë-780x439

ESHS ka regjistruar rritje të numrit të turistëve dhe numrit të bujtjeve në Maqedoni, përcjell Fol.

ESHS njofton se në nëntor 2017, Maqedoninë e kanë vizituar 50.869 turistë, rritje për 15,2 përqind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2016. Rritje për 18,1 përqind ka edhe në numrin e bujtjeve që në nëntor arritën 115.749.

Një rritje më drastike të numrit të turistëve të huaj, respektivisht në nëntor numri i tyre është rritur me 24,5 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2016, ndërsa numri i turistëve vendas është rritur me 1,3 për qind. Rrjedhimisht, ka një rritje më të madhe të numrit të bujtjeve të turistëve të huaj sesa bujtjeve të turistëve vendas.

Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, numri i turistëve është zmadhuar për 16,3 përqind, kurse numri i turistëve vendas është rrit për 5,7 përqind dhe numri i turistëve të huaj për 23,5 përqind. Numri i bujtjeve është rritur për 12,2 përqind, kurse numri i bujtjeve të turistëve vendas është rritur për 4.6 përqind, ndërsa të turistëve të huaj rritje për 22,6 përqind.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top