Sot në orën 08:00 ndërroi jetë N.S (21) i cili me 29 qershor u sulmua fizikisht nga tre persona afër stacionit të autobusëve në bulevardin “Aleksander Makedonski”, transmeton Portalb.mk.

Me 30 qershor Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se me 29 qershor rreth orës 17 e 30 fizikisht është sulmuar N.S nga ana e tre personave të panjohur.

Pa ngjarjes, sulmuesit kanë ikur nga vendngjarja, ndërsa N.S me veturën e Ndihmës së Shpejtë në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

Pas incidentit, dy persona janë arrestuar për shkak dyshimit për kryerjen e veprës penale. Ndërsa me 2 korrik, Sektori i Punëve të Brendshme ngriti aktakuzë kundër B.B (20); S.D (21) dhe J.L (19) të gjithë nga Shkupi për veprën penale të kryer “dhunë”.

Pas masave të ndërmarra nga policia, dy prej tyre janë privuar nga liria.

Loading...