Në shkurt të 2018 janë dhënë 177 leje ndërtimi, që është për 51.2 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2017, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Statistika.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve shkon 2.319.609 denarë, që është për 63.6 për qind në krahasim me muajin shkurt të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vlera reduktuar është për shkak të faktit se në periudhën e mëparshme është dhënë një miratim për ndërtimin e një tubacioni për ujë të ngrohtë rajonin e Pellagonisë.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara – 119 (67.2%) u ndanë për ndërtesa të larta, 22 (12.4%) për strukturat e inxhinierisë civile dhe 36 (20.4%) për rikonstruksione.

Nga 177 ndërtesa, 123 (69.5%) janë për persona fizikë, ndërsa 54 (30.5%) investitorë janë subjekte afariste. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 610 apartamenteve, me sipërfaqe të përgjithshme prej 46.493 m2./Telegrafi/

Loading...