Rreth nëntë për qind nga të punësuarit në Maqedoni janë të varfër apo kanë të ardhura më të ulëta se 12 mijë denarë, tregojnë të dhënat zyrtare statistikore, të cilat u parashtruan në konferencën e sotme për persona të varfër dhe persona të përjashtuar socialë, që e organizoi Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë. Këto më shpesh janë familje me një të punësuar, të cilët nuk kanë të ardhura shtesë.

Që të tejkalohet problemi, nevojitet të rritet paga minimale në të paktën 12 mijë denarë, të punohet në shkatërrimin e ekonomisë gri ose joformale, si dhe punëtorët të kenë organizim më të fuqishëm sindikal, i cili do të luftojë për të drejtat e tyre.

“Ligji për pagë minimale në vitet paraprake ishte 10 mijë denarë dhe është nën pragun e varfërisë. Në Maqedoni është llogaritur se për një familje katëranëtarëshe nevojitet të fitojnë rreth 12 mijë denarë që të jenë mbi nivelin e varfërisë. Ne tani me rritjen e pagës minimale, të gjithë ata të punësuar rregullisht do t’i nxjerrim çdo muaj nga varfëria”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ajo shtoi se, në mënyrë shtesë, për ata që janë jo të sigurt, punojnë në ekonominë joformale ose me kontratë pune dhe ndjejnë pasiguri për punësimin e tyre, do të miratohet një strategji se ekonomia joformale duhet ta parandalojë ose ulë për, siç tha, qytetarët të jenë të sigurt kur investojnë në fonde, se kanë sigurim shëndetësor, e jo të varen nga sistemi dhe vetëm në nivel mujor të marrin paga.

Varfëria, thekson ajo, në vëllim më të madh do të thotë qasje deri te shërbimet shëndetësore dhe sociale, sigurim social, arsim, shërbimet që i ofron tregu i punës… dhe kështu duhet të shihet dhe gjenden zgjidhje për ballafaqim.

Kryetarja e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë Biljana Dukovska, theksoi se hapja e kësaj teme ka dalë nga fakti se deri tani shumë është folur për varfërinë e përgjithshme dhe për njerëzit të cilët në të vërtetë nuk kanë të hanë bukë, por se shumë pakë është folur për personat të cilët punojnë, ndërsa janë të varfër.

Në konferencë ishin prezentë persona të cilët jetojnë në varfëri ose janë të përjashtuar social, të cilët para pjesëmarrësve nga organizatat joqeveritare, por edhe nga institucionet tjera mund t’i këmbejnë përvojat e tyre dhe të mundësojnë hapje të debatit në të cilën duhet të dalin zgjidhje për jetë më cilësore të kësaj kategorie të qytetarëve.

Loading...