Numër i madh i redaktorëve dhe drejtuesve të televizioneve komerciale të Maqedonisë janë vetëm me arsim të mesëm, tregon analiza më e re e Agjencisë për media.

Nga 91 redaktorë, 21 kanë qenë me shkollë të mesme, ndërsa tek drejtorët, nga 52 që janë total, 13 kanë qenë me shkollë të mesme. Tek gazetarët, nga 508, vetëm 94 janë me shkollë të mesme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Situatë më të mirë ka tek shërbimin publik, gjegjësisht tek RTVM-ja, ku nga 81 redaktorë vetëm tetë persona nuk kanë mbaruar fakultet, ndërsa 5 drejtorët janë me diplomë universitare.

Tek radiot, nga 49 redaktorë, vetëm 26 kanë shkollë të lartë, ndërsa tek drejtorët të tillë kanë qenë 30 nga 56 në total.

Analiza tregon se gjatë vitit 2017 në krahasim me vitin 2016 janë zvogëluar punësimet tek gazetarët dhe personelit teknik edhe tek televizionet komerciale dhe te RTVM-ja, ashtu edhe tek radiot./Telegrafi/

Loading...