Maqedoni, qytetarët bëjnë pushime aq sa u premton xhepi

Prej atje madje thonë se sivjet ka pasur interesim më të madh nga qytetarët krahasuar me një vit me herët.

Temperaturat e rritura, kanë rritur edhe cmimin e ofertave turistike. Gjithsesi, qytetarët edhe sivjet kërkojnë oferta më të lira.
“Interesimi është shumë i madh në krahasim me vitin e kaluar. Antalia ju intereson më shumë por gjithashtu edhe Shqipëria. Cmimi ka dallim prej vitit të kaluar por gjithashtu edhe prej muajit të kaluar, është më i shtrenjtë. Ne cdo vit para sezonit vizitojm hotelet dhe normal qytetarët presin se ne cfarë ju ofrojmë dhe ne përderisa vizitojmë shumë hotele por gjithcka varet edhe nga mundësia se sa kanë ata për të paguar”, u shpreh Sara Limani punonjëse në një agjension turistik.
Qytetarët e anketuarit nga TVM2 thonë se sigurisht që duan të bëjnë pushime, por sipas mundësive financiare.
Ata që kanë, rezervojnë pushime me gjithcka të përfshirë në cmim, të tjerë zgjedhin oferta më të lira duke u vendosur privatisht, ka edhe të tillë që edhe sivjet nuk kanë shkuar askund, sepse xhepi nuk ua lejon luksin e pushimeve.
“Po kam qenë në pushime isha në ajër të pastërt në mal dhe shumë bukur kemi kaluar.

“Jo, jo, askund.
“Kemi qenë në Shqipëri për 1 javë. Por cmimet për standartin që jetojnë këtu ishin shtrejt por për mua personalisht që jetoj në gurbet jo.
“Ne jemi nga Cikago dhe kemi vizituar Shkupin na pelqen shumë Shkupi.
“Jo, jo ende nuk kemi qenë, por planifikojmë të shkojmë me shoqëri në Ulqin.
“Ne jemi nga Franca. Po ne pushime jemi ketu na pëlqen Shkupi është qytet i lezetshëm”, theksojnë qytetarët e anketuarit nga TVM2.
Gushti ka rritur temperaturat dhe mundësinë për të shkuar pranë detit apo liqenit për t’i ikur të nxehtit përvëlues.
Gjithsesi ka shumë qytetarë që presin pushimet t’i bëjnë jashtë sezonit, në shtator, kur edhe ofertat e agjencive bien ndjeshëm.

Loading...