Maqedoni, shofer bëhesh nëse je 17 vjeçar/e

Qytetarët, të cilët në të ardhmen dëshirojnë të pajisen me patentë shoferi, duhet t’i kenë mbushur minimum 17 vite.

Ndryshimet e fundit të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, janë bërë në drejtim të rritjes së moshës minimale nga 16 në 17 vite. Plotësim shtesë që i është bërë këtij ligjit, është shfuqizimi i kriterit për suksesin e kandidatit në shkollë, i cili deri më tani ishte indikator kyç për marrjen e lejes për vozitje të kategorisë “B”.

Gjithashtu, kandidatët e ri për marrjen e patentë shoferit në Qendrën për provimet të patentë shoferit, nuk duhet të dorëzojnë vërtetim nga psikologu apo pedagogu i shkollës ku janë të regjistruar. Nga ana tjetër kushtet themelor që duhet përmbushur mbesin të njëjta, gjegjësisht nxënësi i shkollës së mesme i cili ka mbushur 17 vite duhet të disponon me letër njoftim, të jetë i aftë fizikisht dhe psikikisht, të ketë pajtim e dy prindërve i cili duhet nostrifikuar në noter. Shoferët- fëmijë, siç i kategorizojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion, që posedojnë lejen e vozitjes të kategorisë “B”, nuk guxojnë të drejtojnë veturë mes orës 20:00 deri 05:00. Ose, të njëjtit gjatë kësaj periudhe mund të vozisin veturë, vetëm nën shoqërimin e njërit prej prindërve, i cili po ashtu ka patentë shoferin, gjegjësisht ndaj tij mos të jetë i shqiptuar ndonjë sanksion për kundërvajtje, në këtë rast ndalesë për drejtim të automjetit.

Shpejtësia maksimale të cilët “shoferët-fëmijë”, mund ta ngasin një veturë, nuk i tejkalon 60 kilometrat në orë në rrugët publike, apo nga 80 deri në 100 kilometra në orë në autostradë. Fuqia e motorit të veturës, mes tjerash theksohet në Ligji për siguri në komunikacionin, rrugor nuk duhet të jetë më tepër se 77 kuaj fuqi, gjegjësisht kësaj kategorie të shoferëve ju ndalohet drejtimi i automjeteve jashtë territorit të Maqedonisë.

“Një numër shumë i madh i fëmijëve që kapen për timonin e veturave, janë të moshës 15, 16 apo 17 vjeç. Arsyeja për shfaqjen e kësaj dukurie është dëshira e madhe për tu eksponuar para të tjerëve, me theks të posaçëm para shoqërisë. Kjo ndodhë përkundër faktit se ato nuk i kanë aftësi elementare për të drejtuar një veturë, dhe aq më pak kanë njohuri për kushtet ligjor që duhet t’i plotësojnë për drejtim të automjetit. Shpesh herë ndodhë që fëmija të drejton veturë, ndërkohë prindi i tij është i ulur në karrigen tjetër dhe në këtë mënyrë mburret me fëmijën e tij, duke mos pasur parasysh gabimin e madh që e bën”, theksojnë nga KRSK-ja.

Raportet e këtij institucioni shtetëror i cili kryesisht merret me edukimin dhe ngritjen e vetëdijes qytetarë për sigurinë në komunikacion, kanë konstatuar se pjesa dërmuese e aksidenteve në komunikacion ndodhin në mjediset urbane.

Ndryshe, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, javë më parë bëri të ditur se gjatë vitit 2017 ka zbuluar 1908 raste të vozitjes së automjeteve të ndryshme, pa patentë shoferi. Mesatarisht sipas tyre janë hasur nga 150 shoferë ”ilegalë”, respektivisht nga pesë në ditë. Ata kanë vozitur vetura, por edhe furgona, kamionë e minibusë. Disa nga këto shofer “ilegal” kanë qenë edhe pjesë e transportit publik. Shqiptimi i gjobave dhe sanksioneve, ka vërtetuar se bëhet fjalë për shofer të të moshave 15, 16 por edhe 35 e deri 40 vjeçare. Pjesë e të evidentuarve, njëherit kanë qenë edhe persona të cilët i kanë përsëritur shkelje ligjore, thënë ndryshe mbi 1500 raste janë hasur kur vetura nuk ka qenë e regjistruar, me çka janë shqiptuar gjoba nga 100 deri më 500 euro. (koha.mk)

Loading...