Maqedoni, sot fillon viti i ri shkollor

Për rreth 270.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, prej të cilëve 20.000 filloristë, sot fillon viti i ri shkollor.

Sipas paralajmërimeve paraprake nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) pritet që viti shkollor 2018/2019 të fillojë me plan programet arsimore për klasën e parë, të dytë dhe të tretë. Për filloristët propozohet zvogëlim i numrit të lëndëve, të paktën katër orë mësimore në ditë, më shumë pushim dhe lojëra, ushtrime në orë në vend të detyrave të shtëpisë dhe reduktim të testeve.

MASH për vitin e ri shkollor do të dorëzojë 22 libra shkollor të korrigjuar nëpër shkolla. Për herë të parë nga ky vit shkollor të gjithë librat që MASH i siguron falas për nxënësit do të mund të gjenden në shitje të lirë me të njëjtin çmim me të cilin i blen Ministria.

MASH paralajmëroi edhe se të gjithë nxënësit nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë do të kenë libra tërësisht të rinj çdo vit shkollor.

Viti i ri shkollor do të fillojë edhe me paga më të larta për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm. Rritja është pesë për qind, ndërsa do të fillojnë ta marrin me pagesën e pagës së shtatorit.

Loading...