Policia e Strumicës ka ngritur padi penale kundër 27 vjecarit, i cili ka shantazhuar një banore të Strumicës  që ti jep para që mos ti publikojë fotografitë me përmbajtje intime, përcjell Aktuale.mk.

Sipas të dhënave të policisë në dhjetor të vitit 2017-të , nëpërmjet profilit të tij në facebook, ka kërkuar nga e dëmtuara nga Strumica q ti dërgojë fotografi me përmbajtje intime. Pasiqë ajo ia ka dërguar, i padituri i ka dërguar porosi nga telefoni duke i kërkuar 2 mijë euro të transferojë në xhirollogarinë e tij, në të kundërtën e ka kërcënuar se se fotot do ti publikojë në rrjetet sociale

 

Loading...