Maqedoni

Maqedoni, varfëri multietnike (Video)

83DDFF34-DACA-4174-9E43-877EF3029998_w1023_r1_s

Lideri i VMRO–DPMNE, Nikolla Gruevski për çdo ditë në mediat e kontrolluara promovon fabrika të reja dhe vende pune në të cilat kinse (do të) punësohen mijëra qytetarë. Mirëpo, për shkak të krizës politike, qytetarët mbi shpinën e tyre ditë e më tepër edhe më fuqishëm e ndjejnë varfërinë në shtet. Në Maqedoni varfëria nuk njeh as gjuhë, as komb, as fenë!

Mjafton të kaloni nëpër sheshin dhe mbi Urën e Gurit dhe të arrini deri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, menjëherë do të vëreni se të gjithë e “njohin” gjuhën e varfërisë.

Kamera e CIVIL Media regjistroi një rom të vogël deri sa këndonte në gjuhën rome këngën “Ederlezi” që të fitojë ndonjë denar, në vend se të jetë në shkollë si fëmijët tjerë. Dhjetë metra larg djaloshit, në sheshin “Filipi i Dytë”, kalimtarët i zbavit një këngëtar i rrugëve duke kënduar për mundimet e veta, në gjuhën turke. Derisa në hyrjen  e Çarshisë së Vjetër të Shkupit,  një gjysh me çiftelinë e tij, për çdo ditë mundohet të fitojë ndonjë denar me luajtje dhe këndim të këngëve të vjetra burimore shqiptare.

“Artistët e rrugës” përmes këngës e mohojnë pasqyrën e rrejshme të krijuar se shteti ynë është “fuqia e dytë ekonomike në rritje në botë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top