Maqedoni, vidhen kambanat kishtare dhe dërgohen të copëtuara në hekurishte

Zbardhet rasti me kambanat e vjedhura nga kompleksi i Manastirit “Shën Pantelejmon” të fshatit Pantelej të Koçanit, të cilat kanë qenë të rënda nga 70 kilogramë dhe të vjetra rreth 150 vjet. Policia i ka zënë hajdutët, bëhet fjalë për tre persona të mitur nga Koçani, njofton Portalb.mk.

Objektet e vjedhura, të thyera në copa në dy pjesë janë dërguar në hekurishte në Koçan dhe janë shitur për rreth 8.000 denarë, njoftoi zëdhënësja e SPB Shtipit, Gordana Panajotova.

Kjo nuk është vjedhja e parë nëpër kishat e Koçanit. Vjedhje të këtilla kanë ndodhur thuajse çdo muaj, gjë që u kanë bërë dëme objekteve kishtare. Vjedhje e ngjashme ka ndodhur në manastirin “Shën Petka” në Koçan, kur është thyer dera hyrëse e manastirit dhe janë vjedhur mjetet nga kuzhina dhe kazanët për përgatitje të ushqimit. Shenjtorët apelojnë që të mos përdhosen tempujt kishtar dhe të lind frika nga Zoti te njerëzit.

Sipas evidentimit të arkivit të manastirit, kambanat që janë vjedhur janë të vjetra 150 vjet dhe datojnë që nga vitit 1871 kur në fakt është ndërtuar ky manastir.

Loading...