Maqedonia do të ndalojë përdorimin e cianidit në xeherore

Asociacioni për xehetari akuzoi deputetë nga shumica parlamentare se kanë propozuar ndryshime në Ligjin e karburanteve minerale. Sipas përfaqësuesve të këtij asociacioni, deputetët praktikisht do t’i mbyllin të tre minierat për plumb dhe zink, Sasa, Zletovë i Toranicë.

Me ndryshimet kërkohet që të mos përdoret cianid në procesin teknologjik, gjë që sipas përfaqësuesve të sektorit të xehetarisë është procedurë e zakonshme dhe e lejuar edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

“Me zbatimin e këtyre dy neneve do të vjen deri te mbyllja e plotë e minierave në Maqedoni, nga njëra anë, por meqë minierat nuk punojnë për vete dhe nuk përdorin vetëm minierat substanca të rrezikshme, kushtimisht thënë, kjo do të thotë se ne duhet ta mbyllim industrinë e përgjithshme në Maqedoni”, deklaroi Nikollajço Nikollov, kryetar i Asociacionit të Xehetarisë.

“Në vitin 2010 Komisioni Evropian ka dalë me qëndrimin se duhet të përdoren cianide në proceset kontrolluese teknologjike dhe me të gjitha masat e kujdesit që janë të njohura dhe që kanë dëshmuar se në zbatimin normal nuk lejojnë rrezikim të mjedisit jetësor – deklaroi Maksim Prohorov, miniera „Sasa“.

Loading...