Maqedonia do t’i njohë dokumentet e udhëtimit nga Interpol

Qeveria e Maqedonisë dhe organizata ndërkombëtare për polici kriminale ‘Interpol’ do të nënshkruajnë marrëveshje për njohje të dokumenteve të udhëtimit, janë dakorduar sot në Lion ministri i punëve të brendëshme Oliver Spasovski dhe sekretari gjeneral Jigren Stok.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia do të njeh dokumentet e udhëtimit dhe do të lirojë nga regjimi i vizave për hyrje dhe dalje në vend bartësit e tyre të cilët kanë për detyrë të kryejnë ndonjë obligim zyrtarë.

Ministri Spasovski në takimin e mëparshëm me Stok ka thënë se lufta efikase kundër krimit të organizuar, terorizmit dhe dhunës ekstreme varet nga ajo se sa shpejtë do të bëhet shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave

Loading...