Maqedonia e kaloi stuhinë “trishtuese”, reshje e bubullima edhe ditët në vijim

Mot jo i qëndrueshëm, me bubullima dhe temperatura të larta deri në 36 gradë celsius pritet të na shoqëroj ditëve në vijim. Kështu paralajmërojnë nga Enti hidrometeorologjik duke shtuar se sot, gjatë orëve të mbrëmjes priten reshje intensive të shiut në pjesët veriperëndimore të vendit. Sinoptikët, gjithashtu paralajmëruan se pavarësisht reshjeve të shiut temperaturat do të vazhdojnë të rriten, posaçërisht në pjesët juglindore të vendit. Mot më i freskët pritet nga fundi i javës që vjen.

“Nesër, paradite do të kemi periudha me diell por me shumë vranësira, pasdite sërish do të rriten vranësirat, do të kemi kushte për mot jo të qëndrueshëm por më shumë në rajonet malore perëndimore, veçanërisht në pjesën lindore të vendit, por diçka intensive nuk presim gjatë ditës së nesërme. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, të mërkurën në juglindje presim temperatura deri në 36 gradë celsius. Nga e mërkura sërish do të kemi mot jo të qëndrueshëm, ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të freskët”, tha Boris Sekiraski, sinoptikan.

Loading...