Vetëm me një reformë atë në zbatimin e kontratave përmes amendimit të kodit të procedurës civile dhe zbatimit të procedurave të thjeshtuara në gjykatë, Shqipëria ngjitet dy vende më lart në renditjen botërore të të bërit biznes. Në raportin e fundit të ‘Doing Business’ për 2019, të publikuar nga Banka Botërore, vendi ynë kalon në pozicionin e 63-të nga 68 që ishte një vit më parë nga 190 shtete të botës.
Pozitive për vendin tonë janë parë edhe disa tregues të tjerë që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve e 26, tregtia përtej kufijve e 24-a dhe zgjidhja e paaftësisë paguese e 39-a. Por pavarësisht këtyre zhvillimeve Shqipëria vijon të mbetet e parafundit në këtë renditje për vendet e rajonit duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën. Raporti i Bankës Botërore evidenton se treguesit ku Shqipëria rezulton më keq mbeten marrja e lejeve të ndërtimit, sigurimi i energjisë elektrike dhe pagesa e taksave.

Pikërisht në këta tregues Kosova ka bërë një përparim të dukshëm duke u renditur në vendin e 44. Ndërsa vendi i parë në rajon dhe e dhjeta në botë mbetet Maqedonia. Vendi fqinj që konkurron Shqipërinë ka përparuar me reformën për reduktimin e pageses për zhvillimin e tokës duke e bërë procesin e marrjes së lejes së ndërtimit më pak të kostueshme. Raporti i Bankës Botërore rendit ekonomitë sipas lehtësisë për të bërë biznes që nënkupton se mjedisi rregullator është më i përshtatshëm për një firmë vendase për të nisur dhe për të ushtruar aktivitetin.

Loading...