Maqedoni

Maqedonia, ende ngurruese për Rrugën e Arbërit deri në Shkup: pritet t’ja thotë Ramës në sy!

Zaev-i-Edi-Rama-16okt17-Vlada-RM

Nga Miradie Hasani
Autoritetet maqedonase nuk shfaqin ende të njëjtin entuziazëm lidhur me zgjatim e Rrugës së
Arbërit dhe në territorin e tyre, siç kryeministri Rama e ka shpalosur si vizion, por që e
dëshiron dhe faktori shqiptar. Pasi bëhet fjalë në finale për një autostradë Tiranë – Shkup, që
do ishte një urë lidhëse për ekonominë rajonale, si dhe për vetë shqiptarët në terma etnikë.
Ministri për Transport dhe Ldhje, Goran Sugareski për çështjen e autostradës Shkup- Tiranë,
tha se do të vendoset në seancën e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë. Edhe pse para
zgjedhjeve parlamentare vitin e kaluar të Maqedonisë ky projekt quhej strategjik, ende nuk
dihet se a do të ketë mjete financiare për këtë autostradë në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Fjalën e fundit sipas ministrit do ta ketë Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

“Në bazë të programit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, i cili ende nuk është hartuar, do të caktohet saktësisht se në cilën periudhë do të fillojë ndërtimi. Nuk dua tëspekuloj, por le ta presim edhe seancën e përbashkët me qeverinë e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Sugarevski. Ndërtimi i kësaj autostrade është kërkesë shumëvjeçare e biznesmenëve nga të dyja vendet për shkak se, siç thonë, largësia mes Shkupit dhe Tiranës do të zvogëlohet për rreth 100 kilometra. Synimi është që të shfrytëzohet porti i Durrësit për shkak se ky port është shumë më konkurrent sesa ai i Selanikut, thotë kryetari i Odës ekonomike së Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha. “Është një rrugë e cila do kishte një qasje shumë të shpejtë dhe më të afërt me portin e Durrësit, se e dimë që porti i Durrësit ofron një mundësi shumë të mirë dhe konkurruese në krahasim me portin e Selanikut dhe kompanitë mund të kenë një benefit shumë të madh në një qasje të tillë”, tha Nebi Hoxha. E sa i përket autostradës drejt vend-kalimit kufitar të Bllacës, pra drejt Kosovës, kjo autostradë do të fillojë të ndërtohet nga fundi i vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2019. Ndryshe, me ndërtimin e Rrugës së Arbërit distanca mes Shkupit dhe Tiranës do të shkurtohej për rreth 100 kilometra. Kryeministri shqiptar Edi Rama, në promovimin e kësaj rruge theksoi se Rruga e Arbërit nuk do të jetë vetëm një aks i brendshëm, por dhe një korridor i rëndësishëm ekonomik në rajon.

To Top