Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Me ndryshimin e emrit të FYROM-it nuk zgjidhet problemi kolonial shekullor i mbi 1 milion shqiptarëve indigjenë në Maqedoninë ilirike të pushtuar, të kolonizuar dhe të aneksuar nga Serbia-Jugosllavia dhe nga Greqia (1912).

Prandaj, “grekja Maria Kolia Caruha, Ministre për Maqedoninë dhe për Trakinë”, duhe t’u kërkojë falje mbi 1 milion shqiptarëve të ILIRIDËS për prononcimin e saj fashist dhe racist se gjoja “Maqedonia është Greqi dhe Greqia është Maqedoni”.

Shqiptarët e Iliridës të mos pranojnë kurrfarë emërtimi për Maqedoninë, sepse ajo 90% është tokë e shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike, JO e Greqisë, as e Bullgarisë.

Prandaj, përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë dhe në parlamentin e Maqedonisë nuk duhet të pajtohen dhe të votojnë asnjë Marrëveshje për ndryshimin e emrit të FYROM-it të Titos (1945-1990), të imponuar nga Anshlusi greko-bullgar i Atinës dhe i Shkupit, por duhet të kërkojnë dhe të këmbëngulin ndryshimin e Kushtetutës aparteide në fuqi, e cila mbi 50% të shqiptarëve nuk i njeh si komb shtetformues, por vetëm si minoritet me census të falsifikuar nën 40%.

Këtë turp dhe këtë padrejtësi nuk duhet pranuar dhe toleruar më tej gjoja se me ndryshimin e emrit sipas pëlqimit të Athinës dhe Shkupit, po u zigjdhka problemi kolonial i shqiptarëve autoktonë nën Greqi dhe nën FYROM?!

-Po, kjo është çmenduri dhe padrejtësi shekullore, që kolonialistët grekë dhe bullgarë ta ricopëtojnë dhe ta sundojnë edhe në këtë shekull kombin shqiptar në truallin e vet autokton iliro-shqiptar.

Pse të pajtohen dhe të gëzohen liderët politikë shqiptarë me arritjen e kompromisit gjeopolitik greko-bullgarë me ndryshimin e emrit të Iliridës në “Maqedoninë Veriore” (Severna Makedonija)?!V

Pse? Filipi apo biri i tij Aleksandri (Leka) u paskanë lënë trashëgimi Maqedoninë Ilirike-Shqiptare grekëve dhe sllavo-bullgarëve pushtues kolonialistë dhe gjenocidalë, me qëllim që mbi 1 milion shqiptarëve t’jua tjetërsojnë të drejtën e tyre natyrore historike mbi territorin e tyre autokton shumëshekullor?

Çfarë politike e vetëkënaqësisë së liderëve politikë shqiptarë është ajo derisa sllavobullgarët dhe grekët fashistë kolonialistë ndryshojnë identitin historik, politik dhe etnik të ILIRIDËS, duke e quajtur “Severna Makedonija”, e, ata i duartrokasin një “llakërdie” të tillë mashtruese dhe diskriminuese, se gjoja me ndryshimin e emrit të ILIRIDËS SHQIPTARE në “Severna Makedonija” po u zgjidhka problem kolonial i shqiptarëve në ILIRIDË !?

-JO, JO, pa zgjidhjen e drejtë sipas së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvedosjes së mbi 1 milion shqiptarëve në këtë pjesë të territorit të SHQIPËRISË ETNIKE, vështirë se do të ketë rehati, stabilitet dhe paqe për Greqinë, për Shqipërinë, për Bullgarinë , për Serbinë, për Kosovën dhe për Malin e Zi, përkatësisht për tërë Ballkanin.V

Në asnjë variant nuk mund të zgjidhet problemi mes sllavobullgarëve dhe etnikumit shqiptar derisa shqiptarët të keqtrajtohen, të diskriminohen, të shtypën dhe të shfrytëzohen si MINORITET SHQIPTAR.

Derisa shqiptarët të jenë nën çizmen e hekurt sunduese sllavo-bullgare, jashtë Kushtetutës si minoritet i përbuzur, 100 herë mund t’ia ndyrshosh emrin asaj ngrehine artificiale sllavo-titiste, por gjendja e mjerueshme koloniale e mbi 1 milion shqiptarëve mbetet e pandryshuar derisa të shuhet ai sistem famëkeq i aparteidit sllavo-bullgar (1912-2018).

Këtë të vërtetë “lopët e dërzhavës” së Arsitotelit, duhet ta dinë se gjithmonë nuk mund të mashtrohet populli, duke e ushqyer dhe duke e vën në gjumë me egjrën helmuese të tradhtisë 30-vjeçare (1990-2018), se gjoja, edhe në këtë shekull, duhet të “kënaqet” me statusin e pakicës kombëtare si pastrues dhe hyzmeqarë të sllavo-bullgarëve. Kjo logjikë vetëmohuese të trishton dhe të temrron, sepse në vend se të përligjet dhe të mbrohet me çdo kusht interesi i përgjithshëm nacional dhe shtetëror shqiptar, mbështeten interesat kolonialiste dhe imperialiste të sllavo-bullgarëve mbi shqiptarët dhe ILIRIDËN SHQIPTARE të SHQIPËRISË ETNIKE.

Loading...