Ushtria maqedonase ka filluar të vendosë gardh të trefishtë me tela në kufirin me Greqinë, në gjatësi prej 1.5 kilometrave, afër kampit të parë për refugjatë.

Edhe pse ishte paralajmëruar se për vendosjen gardhit kufitar si mburojë nga emigrantët do të vendoset në të ardhmen, tereni për vendosjen e gardhit me tela nga fshati kufitar Bogorodicë në drejtim të fshatit Selemli, ku buldozerë të ARM-së tashmë e kanë pagatitur terrenin për vendosjen e telave. Gardhi në këtë aks pritet të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme.

“Buldozeri që është fotografuar në linjën kufitare ka për detyrë ta përgatisë terenin për vendosje eventuale të gardhit”, njoftoi ARM.

Bëhet fjalë për teren në gjatësi prej disa kilometrave. Punët për ndërtimin e gardhit vendosen në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e mbrëmjes. Nga Trupi koordinativ i themeluar enkas për situatën me refugjatët, nuk ka informacione zyrtare për këto punime të ARM-së.

Siç u njoftua zyrtarisht, pas mbledhjes së fundit të Këshillit për Siguri Kombëtare, gardh do të vendoset që të mbrohet Maqedonia nga hyrja e pakontrolluar e refugjatëve nga Lindja e afërt, Azia ose Afrika dhe do të ketë për qëllim që ata të mund të futen dhe të kërkojnë azil të përkohshëm vetëm nëse futen përmes pikës kufitare numër 59, prej ku pastaj do të vendosen në kampin e refugjatëve afër Gjevgjelisë.

Derisa Maqedonia në mënyrë të heshtur e rrit, zgjeron dhe përforcon gardhin e sigurisë afër Greqisë, Serbia ka filluar me seleksionimin e refugjatëve.

Prej mbrëmë, në kufirin me Maqedoninë, autoritetet kufitare serbe kanë filluar selektimin e atyre që janë nga vatrat e krizës dhe atyre që për shkaqe ekonomike e shfrytëzojnë situatën për të ikur në vendet e BE-së.

Policia serbe lejon hyrjen në Serbi vetëm për refugjatët nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

 

Loading...