Maqedonia i fitoi dy medalje në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje ka fituar dy medalje në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.
Magomedgadji Nurov me medalje të artë në 97 kg dhe Dejan Mitrov në 74 kg konfirmuan kthimin në rrugën e medaljeve dhe sukseseve në arenën ndërkombëtare.
Ajo që i mungoi një kohë të gjatë mundjes në vendin tonë, tani më është duke u kthyer edhe zyrtarisht dhe vecanërisht me këto dy medalje, një të artë dhe një të bronztë.
Me ketë, Nurov konfirmoi dy plasmanet e tij në vend të pestë në Europiane, ndërsa Mitrov u kthye në skenën ndërkombëtare pas një kohe të gjatë. Ky është vetëm fillimi i rezultateve dhe arritjeve ndërkombëtare, që u premtuan në fillim të mandatit të kryetarit Betim Vrenezi dhe Dejan Bogdanov. Këta të fundit shpresojnë se me tempo të njëjtë do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Loading...