Maqedonia ka nevojë për rreth 150 njësi gjaku në ditë, prandaj gjatë ditëve të tilla shtohen apelet për pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve në këto aksione dhurimi të gjakut.

“Në nivel ditor bëhet fjalë për 150 njësi gjaku, pra ne duhet të sigurojmë 150 njësi gjaku nga të gjitha tipat e gjakut, sa janë afërsisht nevojat ditore të spitaleve shtetërore dhe private që furnizohen nga Instituti për Transfuziologji”,- thuhet nga Instituti për Transfuziologji.

“Në aksionin e parë në vitin 2003, ne filluam me vetëm 143 dhurues gjaku, vitin e kaluar kishim 210 dhurime. Ne kemi arritur numrin impozant të dhurimeve në 15 vjet, apo më saktë 3440 dhurues në këto vite apo 250 dhurime në vit”,- thuhet nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë personal, i padhimbshëm, por me vlera të mëdha humane. Nevojë të përditshme për gjak kanë të sëmurët talasemikë, nevojë urgjente për gjak kanë të aksidentuarit dhe të gjithë pacientët që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale. Pra, një veprim i padhembshëm i cilitdo prej nesh mund të shpëtojë një jetë. Kjo është madhështia e të qenit dhurues gjaku.

Loading...