Maqedonia ka debutuar me fitore në Ligën e Kombeve, garë e re e UEFA-së.
Të zgjedhurit e trajnerit Angelovski kanë mundur amatorët e Gjibraltarit me rezultat 2-0. Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë. Në minutën e 19-të Trickovski shënoi një gol të bukur, pas harkimit të Ristovskit nga kraha u djathtë, kurse në të 35-ën një gol me volej shënoi edhe Ezgjan Alioski për rezultatin 0-2. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Me fitore në këtë grup ka startuar edhe Armenia, e cila me rezultat 2-1 mposhti Lihtenshtajnin. Maqedonia të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 18:00 takohet me Armeninë.

Loading...