Rreth 50 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët me muaj ishin të strehuar në Qendrën tranzitore në Tabanoc, mëngjesin e sotëm kanë lëshuar kampin dhe janë nisur drejt Greqisë. Zyrtarisht u tha se një vendim i tillë është marrë me kërkesë të emigrantëve të cilët kanë kërkuar të kthehen në vendet e tyre. Por, jozyrtarisht thuhet se një natë më parë policia vendosi largimin e emigrantëve nga Siria dhe Iraku për shkak se ata po qëndronin ilegalisht në Maqedoni.

Ekipi i Alsat M, vizitoi sot Qendrën tranzitore në Tabanoc, e cila ishte e boshatisur  nga emigrantët që ishin strehuar në këtë qëndër prej rreth një viti për shkak se autoritetet mbyllën kufirin për ta me çka pamundësuan rrugëtimi e tyre drejt vendeve perendimore.

Loading...