Maqedonia, lider në rajon për burime anonime në publikimet mediatike

Platforma evropiane për përgjigje të propagandës ruse, “BE vs Disinfo”, sot i publikoi rezultatet e hulumtimit të organizatës joqeveritare serbe CRTA, për gjendjen me mediat dhe dezinformimet në rajon.

Sipas hulumtimit, në Maqedoni më shpesh janë publikimet mediatike të cilat referohen në “burime anonime”, derisa Serbia udhëheq në publikimet mediatike pa kurrfarë burime të theksuara. Në Maqedoni burimet anonime më shpesh janë neutrale ndaj BE-së, pas çfarë pasojnë publikimet pro-BE dhe publikimet anti-SHBA. Publikimet BE neutrale dhe pro-BE në përgjithësi dominojnë në Maqedoni.

Në mediat e Maqedonisë mbizotëron politika si temë, me epërsi të komenteve pro-BE, pro-SHBA dhe pro-NATO me 39% kundrejt 20% të publikimeve për anti-SHBA dhe anti-NATO. Pas politikës mediat e Maqedonisë e mbulojnë ushtrinë, ndërsa në vendin e tretë është ekonomia, zbulon hulumtimi.

Politikan më i cituar në rajon është Zoran Zaev, më shpesh në kontekstin neutral BE, vijon presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjithashtu më shpesh në kontekstin neutral BE më tepër.

Në Serbinë fqinje, ndërkaq, mbizotërojnë publikimet mediatike pro-ruse dhe anti-SHBA, transmeton “BE vs Disinfo”.

“BE vs Disinfo” është ueb platformë e fushatës së BE-së kundër dezinformimit rus që posedon bazë ndërkombëtare të kapshme publike të të dhënave në raste të dezinformimit.

Hulumtimi i CRTA është realizuar midis 14 majit dhe 10 qershorit në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi. Janë analizuar 55553 publikime mediatike, thekson organizata.

Loading...