Probleme për trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë, Jordanço Davitkov. Trajnerin maqedonas është në siklet për faktin se nuk mund të llogarisë në basketbollistin e MZT-së, Marko Simonovski për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndaj Kosovës dhe Rumanisë.  Sipas ekzaminimeve mjekësore, basketbollisti do të pushojë për këto ndeshje dhe që paraqet edhe shqetësim për trajnerin. Ndeshja mes Kosovës dhe Maqedonisë luhet me 13 shtator, në orën 20.30, e vlefshme e grupit B.

Loading...