Maqedonia mposhti Kosovën në Prishtinë

Kosova nuk i ka nisur mirë kualifikimet për EuroBasket për vitin e ardhshëm pasi që ka humbur me rezultat 73-75 nga Maqedonia. Dardan Berisha kishte një mundësi ideale që t’ia fitonte Kosovës ndeshjen pasi që u akorduan 3 gjuajtje të lira, por nga 3 ai shënoi vetëm një pikë

Kosova ka humbur ndeshjen e parë për kualifikime në EuroBasket kundër Maqedonisë me rezultat 73-75.

Çereku i parë i kësaj ndeshje i takoi maqedonëve që e fituan më rezultat 16-20, ndërkaq edhe në çerekun e dytë, maqedonët ishin më të mirë pasi që fituan me rezultat 13-14.

Rezultati i përgjithshëm i pjesës së parë ishte më i mirë për maqedonët pasi që atë e fituan me rezultat 28:34.

Në çerekun e tretë, Kosova triumfoi me rezultat 20:14, por dështoi në të katërtin që prapë i takoi maqedonëve.

Kosova ishte më e dobët për tri pikë në çerekun e katër ku humbi me rezultat 24:27.

Interesante ishte se në sekondat e fundit Dardan Berisha fiton tri gjuajtje të lira pasi që maqedonët shkaktojnë faul në të, por asi kosovar arrin që nga tri pikë të shënoi vetëm një të tillë, pavarësisht se gjatë ndeshjes shënoi 32 pikë për Kosovën. /GazetaExpress/
Foto;sportmedia.mk

 

 

Loading...