Maqedoni

Maqedonia në mesin e 10 vendeve me paga më të ulëta në Europë

maq

Maqedonia është në mesin e dhjetë vendeve me paga më të ulëta në Evropë, sipas një studimi nga qendra analitike e Ukrainës. Në radhë të parë në listë është Ukraina, ku pagat e punëtorëve lëvizin rreth 190 euro dhe janë më të ultat në Evropë. Mes dhjetë vendeve me paga të ulta janë Serbia, Bjellorusia dhe Shqipëria.
Ekspertët ukrainas kanë përpiluar një listë të vendeve më të varfra evropiane, ku në vendin e parë radhitet Ukraina, pasuar nga Moldavia me 216 euro, ndërsa Azerbajxhani renditet e treta me një pagë mesatare prej 232 eurosh, sipas ekonomics.unian.info portal.
Në mesin e dhjetë vendeve me paga më të ulëta janë Gjeorgjia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Sipas të dhënave nga qendra ukrainase, pagat më të larta janë në Zvicër, ku paga mesatare është 4,421 euro, si dhe në Islandë dhe Norvegji, ku të ardhurat mesatare janë 3,440 ose 3,405 euro.

To Top