Pas triumfit ndaj Zvicrës, sot Maqedonia U19 mposhti Belgjikën 2-1. Me këtë fitore “djemtë” e trajnerit Vujadin Stanojkovic u plasuna në fazën elite të kualifikimeve për plasman në europian. Maqedonia fillimisht humbte 0-1, pastaj e përmbysi rezultatin në 2-1. Fulon shënoi për belgët në minutën e 10-të, kurse Elmas në të 24-ën barazoi në 1-1.

Në minutën e 84-të të takimit belgët mbetën me një lojtar më pak, pas dy kartonëve të verdhë.

Tre minuta më vonë Curlinov u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë dhe referi tregoi në pikën e bardhë. Jani Atanasov ishte précis për 2-1. Ky është sukses i madh i kësaj gjenerate, e cila në ndeshjen e fundit do të takohet me Lihtenshtajnin e dobët.
Për Maqedoninë ka luajtur mbrojtësi Agron Rufati, shqiptari i vetëm në këtë ekip. Në takimin tjetër, Zvicra shkatërroi Lihtenshtajnin me rezultat 5-1./lajm

Loading...