Përfaqësuesja e Maqedonisë deri më 19 vjeç nga 14-20 nëntor në Kromeric të Çekisë do të luaj në turnen eliminator për kualifikim në fazën Elite të UEFA-s.

Përfaqësuesja e 19-të vjeçarëve është në grup me Çekinë, Kroacinë dhe Luksemburgun.

Ndeshjen e parë Maqedonia do ta luaj me 14 nëntor kundër Kroacisë, me 17 nëntor përballen me nikiqirët Çekinë, ndërsa ndeshjen e fundit me 20 nëntor ndaj Luksemburgut.

Vend në fazën elite kualifikuese për në europian sigurojnë dy ekipet më të mira nga çdo grup.

Lista e Stankovskit:
Portier: Bojan Timevski (Sasa Kamenica), Stefan Jakimovski (Neë Starts), Metodija Velkovski (Vardar);

 

Mbrojtja: Zoran Ivanovski (A.Pandev), Hristijan Dimov (Inter Zapreshcic, Kroaci), Filip Antovski (Vardar), Xhejmi Percevski (Fortuna Diseldorf, Gjermani), Stefan Simonovski (Genc Kalemler), Stefan Naumcevski (Vardar);

 

Mesfushorë: Besnik Ferati (Partizan, Shqipëri), Anes Osmanovski (Unterhahing, Gjermani), Tomce Grozdanksvki (Trencin, Sllovaki), Ali Adem (Vardar), Enis Fazlagic (Zilina, Sllovaki), Aleks Taleski (Vardar);

 

Sulmues: Jakup Berisha (Vardar), Mario Naumoski (Pobeda), Suhel Muharemi (Shkupi), Mario Gjorgievski (Borec), Bojan Kolevski (Borec), Darko Curlinov (Keln, Gjermani);

 

“Besoj në këto futbollistë dhe jam i bindur se do të japin gjithçka nga vetja që të luftojmë për kualifikim në fazën Elite eliminatore. Kemi mjaftë kohë që të njihemi dhe të përgatitemi për sfidën që sjell ky turne. Qëllimi ynë është të renditemi mes dy vendeve të para, edhe pse favorit janë Çekia e Kroacia. Kemi individ të shkëlqyeshëm në ekip, por loja kolektive duhet të jenë në vend të parë”, deklaroi mes tjerash seleksionues i 19-vjeçarëve, Goran Stankovski.

Loading...