Dy vajza të moshës katërmbëdhjetëvjeçare janë dhunuar seksualisht, ka njoftuar policia maqedonase.
Sipas policisë, një vajzë 14 vjeçare nga fshati Novo Sellë i Strumicës, me kushërirën e saj janë kthyer në shtëpi me një taksi. Kushërira ka zbritur në hyrje të fshatit, kurse vajza 14 vjeçare ka vazhduar drejt shtëpisë së saj. Mirëpo në vend se të ndalet tek shtëpia e vajzës, taksisti ka vazhduar më tutje, duke u ndalur në një vend, ku ka kryer dhunë seksuale ndaj vajzës, transmeton Gazeta Lajm. Vajza rastin e ka denoncuar në polici.
Në një tjetër rast, një vajzë 14 vjeçare poashtu në Strumicë, është dhunuar nga një adoleshent 17 vjeçar. Meqë bëhet fjalë për adoleshentë, policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi rastin.

Loading...