Biznesmenët:Maqedoninë nuk e kontrollon qeveria, por mafia bankare(Video)

Disa biznesmenë shqiptarë dhe maqedonas, akuzojnë për krim të organizuar në funksionimin e sistemit bankar në Maqedoni. Ata thonë se ky sistem kontrollohet nga disa persona të cilët punënojnë për interesat e tyre, e në dëm të qytetarëve dhe të vetë shtetit. Zllatko Todorov, nga kompania Cubus,  akuzon se kjo strukturë para-bankare qëndron prapa shumë akteve kriminele dhe shkatërrimit të kompanive.

“Mund tju them shkurtimisht se që nga pavarsia e Maqedonisë në vitet e 90-ta dhe këtej po udhëhiqet një politikë konstante e disa personave të cilat kanë ndarë institucionet dhe bankat. Bankat të cilat e gëzojnë mbështetjen e qytetarëve. Por megjithatë në strukturat e tyre janë të punësuar njerëz apo janë pronar njerëz të cilët punojnë për interesa personale dhe në dëm të Republikës së Maqedonisë, të fshehur pas institucionit bankë. Nga ata 24-25 vite të na shpiejnë deri në këtë situatë e cila politikanët konkretisht shteti mvaret nga banka. Duhet të bëhet pyetje e vërtetë, kush është tash Kryeministër, është pronari I bankës apo kryeministri. Krimi, shkatërrimi i  ndërmarjeve në Maqedoni  mbijeton me mos  respektimin e ligjeve të vendit, kurse në banka nuk respektohen, kur është në pyetje respektimi dhe siguria e cila është e nënshkruar me ligjet dhe atë që populli kërkon”, deklaroi Zllate Todorov për LajmTv.

Për opinionin në Maqedoni është I njohur rasti i spitalit Shëndeti, I cili më shumë se dhjetë vite rrin I mbyllur edhe pse paraqet investim disa milionësh. Pronari I këtij spitali, mjeku Adil Mustafa, poashu akuzon se është viktimë e manipulimeve bankare dhe politike.Në një deklaratë për LajmTv, ai paralajmëron se do të ndërmerr masa radikale për të përmirësuar padrejtësinë që i bëhet.

“Spitali Shëndeti është I pari spital privat, I vetmi në Maqedoni që nuk funksionon. Unë personalisht kam denoncuar që në këtë spital, ka krim të organizuar: Qeveri-Bank-Fondi I Shëndetësisë. Tash e kam akuzuar në prokurori, në krim të organizuar, dhe policinë financiare, bankën. Mirëpo prokuroria vepron vertikalisht, me urdhër nga lart dhe them që ne Maqedoni nuk ka drejtësi dhe në rast se edhe në qeverinë e ardhëshme nuk ka drejtësi unë do të futem në grevë urie, dhe nëpërmjet këti spitali do ti tregohet fytyra e vërtetë e shtetit dhe pushtetarëve, por më shumë e politikanëve shqiptar që kan vepru me urdhëra nga lart dhe padrejtësisht. Pres që drejtësia të vi sepse ky shtet nuk mund të funksionoj kështu si këta pushtetar mendojnë”, thekson mjeku i njohur Adil Mustafa, pronar i Spitalit Shëndeti.

Borçe Çupetrevski, drejtues i kompanisë Bonet dhe përfaqesus i Uni Bankës te Spitali Shëndeti, akuzon se shteti më tepër i mbron ata që shkelin ligjin, se ata që punjnë sipas ligjit.

“Jemi dëshmitarë të një momenti ku sistematikisht po  shkatërohet sektori I biznesit në Maqedoni. Qëllimi i këtii shkatërrimi është vetëm pasurimi i bankava edhe pse të njejtat kanë përfituar shumë nga ky popull. Tashmë përfitimi nga populli u duket i vogël dhe kanë kaluar edhe në sektorin e biznesit.
Ky shkatërrim sistematik  është në interes të disa personave të cilat nuk e dinë pse kanë shkatruar biznesin e vet, vazhdojnë ta shkatrojnë edhe konkurentët. Ne jemi një rast nga shumë të këtillë të ngjajshëm të cilët ranë pre e kti sistemi që po shkatrohet. Edhe pse ligji na mbronë, më shumë I mbron ata për qëllim se në hapsirat ku jetojmë nuk ekzistojnë dretëjsia dhe ligji, edhe nëse ekziston ajo nuk zbatohet se të gjithë e dimë mirë se në momentin kur shkelet kushtetuta është shumë edhe më e lehtë të shkelen edhe ligjet. Drejtësinë e kërkojmë, do e gjejmë. Ata që na dëmtuan dhe po vazhdojnë të na dëmtojnë duhet që të japin llogari duhet të na paguajnë dhe ta marrin atë që e meritojnë, akuzon Çupetrevski

Ata thonë se ka edh eshumë bzinesmenë tjerë të cilëve u është bë padrejtësi nga sistemi bankar në Maqedoni. Megjithatë theksojnë se do të vazhdojnë edhe më tutje të luftojnë dhe ta ndërtojmë shtetin. “Por nëse ligji nuk na mbron janë të kota investitorët e huaj dhe ata investime të brendshme, edhe ata pak  investitor të brendshëm që I kemi do na largohen, dhe do të transferohen jashtë vendit” është porosia e tyre e përbashkët. /LajmTV/

 

Loading...