Diego Armando Maradona u prezantua si tranjeri i ri i Dorados de Sinaloa përpara gazetarëve meksikanë. Nuk munguan batutat tipike të argjentinasit, i cili shfaqi dhe anën e tij emocionale, kur u pyet në lidhje me problemet që ka pasur me drogën:

“15 vite më parë kam hedhur pas krahëve një sëmundje të rëndë. Njerëzit thonin se dopingu po më shkatërronte, e që po humbja betejën time. Kur pija drogë, isha një hap mbrapa, ndërkohë që një lojtar duhet të jetë një hap përpara. Tani bëj një jetë të rregullt, për këtë kam pranuar ofertën e Dorados, s’jam këtu për pushime”.

“El Pibe de Oro” pranoi se një tjetër arsye se ai vendosi të jetë trajner i klubit, është për të qenë më afër familjes së tij. Për këtë, ai i dha lamtumirën bjellorusëve të Dinamo Brest, të cilët i ofruan postet si president e tranjer:

“Tani, për të takuar familjen time nuk më nevojiten më 24 orë, por 10. Dua të qëndroj për shumë kohë këtu. Nësë publiku do të jetë me ne, të gjithë do e kenë të vështirë për të na mundur. Ndeshjet fitohen me sakrificat e lojtarëve gjatë gjithë javës.”

Në përfundim të konferencës, Maradona shkeli në fushën e blertë për të drejtuar stërvitjen e skuadrës së tij të re, përpara shumë tifozëve të cilët u entuziazmuan me ardhjen e argjentinasit.

Loading...