Maradona trajner në Meksikë, prezantimi javën e ardhshme

Ka zgjatur rreth dy muaj eksperienca bjelloruse e Diego Armando Maradonës, i cili tashmë duket se ka shkëputur gjithçka me klubin e Dinamos së Brestit.

Kjo pasi ndaj legjendës argjentinase të futbollit, ka ardhur një ofertë nga skuadra meksikane Dorados de Sinaloa, e cila militon në kategorinë e dytë të futbollit atje.

Trajneri i ri do të prezantohet në fillim të javës së ardhshme.

Maradona është tunduar nga mundësia për t’u transferuar në Meksikë dhe ka pranuar ofertën e klubit atje, siç bëhet e ditur nga vetë skuadra meksikane.

Argjentinasi ishte trajner dhe president i Dinamos së Brestit për një periudhë dy mujore, ndërsa më herët ka drejtuar skuadrat Al-Wasl e Al-Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Loading...