Duket se braziliani Marselo nuk është në planet e trajnerit Lopetegui dhe kjo është dukur fare mirë edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Gironës ku në minutën e 60 trajneri spanjoll vendosi ta nxjerrë nga fusha e lojës. Megjithatë ky vendim është respektuar nga lojtari edhe pse ka pasur kundërshtime.

“Më surprizoi, por e respektoj vendimin e trajnerit. Mund të vazhdoja të luaja, sepse ndihem mirë, jam në 100 për qind të formës. Zëvendësimin nuk e kuptova, por prapë e respektoj, sepse është vendim i trajnerit. Megjithatë, dëshira ime është të luaj gjithmonë.” deklaroi Marcelo pas ndeshjes.

Ndërsa sipas raportimeve të fundit nga “Don Balon”, Los Blancos” kanë gjetur një zëvendësues dhe bëhet fjalë për Markos Alonso i cili është një nga lojtarët e preferuar të Lopeteguit.

Loading...