Mariah Carey publikon videoklipin “With You”

Në top formë pas performancës në American Music Awards, Mariah Carey jeton jetë glamuroze në klipin e këngës së saj “With You”.

Videoklipi bardh e zi i xhiruar nga Sarah McColgan, u xhirua në lokacione të ndryshme në Los Angeles.

Mariah shfaqet duke treguar linjat e saj rrëzë pamjes së bukur të Hollywoodit.

“With You” është kënga e parë zyrtare nga albumi i 15-të i Mariah Carey, që ka bashkëpunime me Jermaine Dupri, Mustard, TY Dolla Sign dhe Skrillex.

Loading...