Gazetari i njohur i Top-Channel-it, Marin Mema ka shpërthyer sërish kundër padrejtësive që po ju bëhen shqiptarëve të Maqedonisë, duke kritikuar edhe heshtjen e shqiptarëve përballë këtyre padrejtësive.

Ai i ka quajtur hajna politikanët që janë fajtorë për helmimin e Tetovës dhe Pollogut. Dhe jo vetëm kaq, por Mema i ka quajtur “hajna në mëngjes, hajna ne drekë, në darkë, me duart ne xhepat e qytetareve e tashme edhe ne fytin e tyre”.  Duke parashtruar më pas me plotë të drejtë pyetjen: “Ç’lloj shqiptarësh jeni ju?”. “Lajm” me përgjegjësi të plotë i përgjigjet Memës se këta politikanë nuk janë kurrfarë lloj shqiptarësh dhe se nuk kanë gjak shqiptari në venat e tyre. Mirëpo nuk duhet harruar në asnjë moment edhe naivitetin dhe përgjegjësinë e shqiptarëve të Maqedonisë që po votojnë kësi lloj politikanësh.

Më poshtë u sjellim komentin e plotë të gazetarit Mema për ajrin e ndotur të Tetovës.

“Çdo të bëni me Pollogun ? Deri kur do të vazhdoni të helmoni Tetovën duke u dhënë vdekjen çdo dite banorëve të këtij qyteti? A mos vallë pasi i shtyni, pasi i përçmoni, pas i lini pa punë, pa investime, si të huaj në vendin e tyre, doni t’u merrni edhe Oksigjenin ? Si mund te lejoni qe Tetova te jete qyteti me i ndotur ne bote ? E kjo sepse nje fabrike nuk ve filtrat e nevojshëm qe kërkohen me detyrim edhe ne vendet me te mbaruara te botes por leshon çdo dite vdekje nga oxhaqet e saj. Vdekje qe po endet mbi shtëpitë e njerëzve te thjeshte.

Pergjegjësitë janë tek ju qe i përfaqësoni !!

Ose me mire tek ju qe duhet ti perfaqesonit ! Deri tani keni bere veç hajna e asgjë tjetër.

Hajna ne mengjes, hajna ne dreke, ne darke, me duart ne xhepat e qytetareve e tashme edhe ne fytin e tyre. Ç’lloj shqiptaresh jeni ju ? A nuk mendoni edhe per keta njerëz ? A nuk kane edhe ata te drejte te jetojnë ? A nuk duhet ju ti mbroni ? A nuk duhet te kerkoni respektimin e standardeve europiane nga kjo fabrike ? Ne cilin krah jeni ju ?

Problemet kardiovaskulare kane mbytur te rinjte, tumoret jane rritur ne masën 80 për qind, nenat po pesojne aborte spontane dhe mese 100 foshnje kane vdekur vetëm ne një vit, ashtu si meshkujt qe po vuajnë e rrezikojnë sterilitet nga kjo ndotje.

U thoni biles banoreve te bëhen gati per te festuar 28 nentorin por si mund te festosh nje feste kombetare qe perfaqeson aq shume per ne, kur nga krahu tjeter i denon me vdekje ? U thoni dilni shqiptare, festoni se ju jeni shqiptare, gezoni, se ne shqiptaret e tjere (te politikes) kemi interesa te ngushta e do t’ju vrasim pakez.

Ju jeni politika shqiptare qe duhet te ngrinit zerin atje ne parlament, te benit ate per te cilen keni marre voten e jo te shisni njerezit tuaj sikur te mos kene asnje vlere.

 

Loading...