Marrëveshja e Ohrit mbetet platforma më e sigurt e rrugëtimit të Maqedonisë drejt vlerave europiane. Kjo marrëveshje përveç që i dha fund konfliktit në Maqedoni, gjithashtu hapi një rrugë të re për ndërtimin e të ardhmes mbi bazat e barazisë së popujve. Kjo marrëveshje në esencë ka ndikuar që përgjatë këtyre viteve, Maqedonia të pësojë ndryshime të mëdha shoqërore dhe politike, të cilat më herët as që ishin menduar. Pavarësisht nga kritikat për mosrealizimin e saj, kjo marrëveshje mbetet bazë e fuqishme e ndërtimit të vlerave të reja në shoqërinë e Maqedonisë dhe e avancimeve në të gjitha fushat.

Kjo marrëveshje ka garancitë e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare, sepse ata edhe ishin pjesë e ndërtimit dhe implementimit të saj në sistemin juridik dhe politik të Maqedonisë. Prezenca e ndërkombëtarëve, implikimi i tyre në procesin e sjelljes dhe implementimit të saj janë garancitë më të forta për këtë marëveshje e cila Maqedoninë e vendosë në kuadër të zhvillimeve dhe proceseve demokratike europiane.

Marrëveshja e Ohrit me gjithë ngecjet që e kanë përcjellë atë ka mundësuar ndryshimin e madh për shqiptarët, sepse ka zgjeruar bazën e të drejtave dhe përfaqësimit të tyre në institucionet e shtetit. Në saje të kësaj marrëveshje shqiptarët janë më të fuqishëm në vendimmarje por edhe në të gjitha proceset në shtetin e Maqedonisë. Në institucionet ku nuk mund të mendohej se mund të kishe shqiptarë, përgjatë këtyre vieteve tash janë sistemuar një numër i madh i të rinjve, të cilët ushtrojnë profesionet e ndryshme të tyre.

Hap pas hapi shqiptarët po bëhen pjesë e jetës institucionale në Maqedoni dhe ndërkohë e faktorizojnë vetën në të gjitha nivelet e pushtetit. Kjo ka bërë që përfshirja e shqiptarëve të zgjerohet dhe ata të jenë pjesë e të gjitha proceseve në Maqedoni, por edhe pjesë e projektev, të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve shqiptar. Fakti që kjo marrëveshje gëzon përkrahjen e ndërkombëtarëve vërtetohet edhe me debatet e shumta në nivele akademike ndërkobëtare, të cilët edhe kohëve të fundit kanë kërkuar zbatimin e plotë të saj, si mundësi për të ecur në rrugën europiane.

MO mbetet çëlësi për në BE dhe këtë gjatë gjithë kohës e kanë theksuar përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Edhe marrëveshja e Përzhinos, në një farë mënyre ka si bazament MO-në, frymën e saj dhe gjithë detyrat dhe obligimet që dalin nga kjo marrëveshje avancojnë dhe forcojnë pozicionin e vlerave demokratike në Maqedoni, por edhe pozicionin e shqiptarëve në institucionet e shtetit. Marrëveshja e Ohrit, megjithë ngecjet mebetet baza e garantaur për shtet demokratik dhe të orientuar drejt vlerave evropiane. Për shqiptarët një kapital politik që u garanton barabarësi dhe perspektivë në zhvillimin e tyre në të gjitha fushat institucionale

Loading...