Ejup Berisha

Nëse arrihet Marreveshje eventuale për emrin ajo ka gjasa të nënshkruhet diku në Maqedoni. Dikush e përmendi Prespën .Dhe me këtë rast ajo do të quhej Marreveshja e Prespes. Në bazë të saj do të fillon zgjidhja e kontestit shumë vjeqar të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Mirëpo kjo marrëveshje ka gjasa ta ve nën hije dhe ta defaktorizoj marrëveshjen e njohur të Ohrit e cila edhe pse e nënshkruar në vitin 2001 nuk është realizuar akoma në tërësi. Marrveshja eventuale Grqi- Maqedoni apo Marrëveshja e Prespës rreth emrit nuk do të lë hapsirë më që të flitet për Marreveshjen e Ohrit edhe pse kanë mbetur pa u realizuar akoma edhe dy projekte kyqe të saj si Zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe kthimi i mirëbesimit të ndërsjellë mes bashkesive etnike në shtetin tonë. Marrëveshja rreth zgjidhjes së kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë duhet të jetë e pranueshme për të gjitha bashkesitë etnike në Maqedoni me qëllim që të jetë bazë për unitet dhe pajtueshmëri të lartë të të gjitha bashkësive etnike në shtet meqë qështja e zgjidhjes së emrit nuk është ekskluzivitet i vetëm një bashkësie etnike por është qështje që i tangon edhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike. Kjo me qellim që qështja në fjalë të mos problematizohet në forma tjera gjë që do të shkaktonte pakënaqësi dhe do të gjeneronte mosmarreveshje të tjera plotësuese. E tërë kjo duhet të bëhet me qëllim që vendi të hapëroj me lirshëm, më sigurtë, si dhe sa më shpejtë drejtë integrimeve euroatlantike apo të siguroj integrim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Pse Kuvendi nuk inicon procedure të interpretimit të autentik të të drejtës kushtetuese të vetos së Presidentit të Republikës rreth ligjeve që i miraton vetë Kuvendi?.

Gjuha shqipe është pamundësuar ja më tepër se dy muaj nga miratimi i tij që të hyjë në fuqi, dhe këtë pamundësim e ka bërë një faktor i madh politik i cili refuzon ta nënshkruaj aktin e ratifikimit të dekretit të ligjit për Përparimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive të tjera etnike në shtet. Pra bëhet fjalë për refuzimin e Presidentit të Republikës që ta bëjë këtë edhe pse Kushtetuta të njëjtin e obligon që ta bëj një gjë të tillë, pra që ta nënshkruaj ligjin. Ky pra akoma kategorikisht refuzon ta bëj një këtë me arsyetimin se Ligji i gjuhëve është kundërkushtetues. Nga ana tjetër edhe veprimi konkret i Presidentit për mos ta nenshkruar dekretin e ligjit apo aktin me të cilin do të hynte në fuqi ligji në fjalë është kundërkushtetues. Pse është kështu pasiqë në baze të Kushtetutës Presidenti vetëm njëherë ka të drejtë të mos e nënshkruaj por tanimë i njëjti është i oblliguar që ta dekretoj ligjin e votuar për se treti herë në Kuvend me procedure të respektuar ligjore dhe me shumicë të nevojshme të votave të deputetëve. Kështuqë zbatimit të obligimeve kushtetuese nuk mund ti shmanget asnjë faktor më i lartë apo edhe më i ulët politik. Dhe tanimë radhën e ka organi më i lartë ligjvënës që të reagojë apo të insistojë që ligji të nënshkruhet nga ana e Presidentit të shtetit si dhe të nënshkruhet nga ana e Kryetarit të Kuvendit dhe i njëjti të dërgohet në Gazetën zyrtare të RM-së me qëllim që të plotesohet kushti i fundit dhe i vetëm që ligji të mund të hyjë në fuqi dhe më tej të zbatohet në praktikë. Këtë Ktyetari i Kuvendit duhet ta bëj me qëllim që ta eliminojë pengesën e fundit vetvullnetin politik të Presidentit i cili refuzon që ta nënshkruaj ligjin në fjalë. Kuvendi duhet të insistoje që të zbatohet parimi i kushtetueshmërisë në shtet. Ky është një prej obligimeve primare të Kuvendit të Republikës sepse çfar do të bëhej nëse çdo faktor politik e interpreton procesin ligjvënës ashtu siç din dhe dëshiron ta interpretojë vetë. Atëher pra nuk do të arrinim ta siguronim asnjëher parimin e respektimit dhe zbatimit të kushtetutës dhe ligjeve në RM. Mendoj se në Kuvend duhet të inicohet procedure që të sqarohet qështja e interpretimit autentik të të ashtuquajturës së drejtë të vetos të Presidentit të Republikës sa i perket ratifikimit të ligjeve por edhe përmes ndonje akti konkret te kërkoj nga Presidenti që ta zbatoj obligimin e tij kushtetues dhe ta nënshkruaj aktin për hyrje në fuqi të ligjit për gjuhët. Me këtë rast Kuvendi është i obliguar që të insistoj për zhbllokimin e aktivitetit të tij ligjvënës sepse këtë nuk mund ta bëj askush tjetër në vend të tij dhe askush më mirë se vet ai. Kuvendi duhet të konstatoj se Presidenti në rastin e mosdekretimit të ligjit manifeston vetvullnet politik dhe të kërkoj nga ai siç thashë që ta zbatojë obligimin kushtetues. Në rastin konkret Presidenti nuk guxon të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjet por duhet të kërkohet nga ai që ti respektoj dhe zbatojë këto akte më të larta juridike. Kjo gjithashtu vlene edhe për të gjitha organet dhe institucionet shtetërore në përgjithësi.

Loading...