Marrëveshja me Serbin: Ahmeti i premton mbështetje Thaçit dhe institucioneve kosovare

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka pritur në takim, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot ka qëndruar në vizitë zyrtare në Shkup. Takimi Ahmeti-Thaçi u realizua pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përfundoj takimet me shefin e Qeverisë së Maëedonisë, Zoran Zaev, krye-parlamentarin, Talat Xhaferi dhe liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, shkruan Gazeta Lajm.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe delegacionin e tijë e cilësoi si vllazërorë, në të cilën sipas Ahmetit u bisedua për aktualitetet politike në vend dhe në rajon. Ahmeti mes tjerash ka falemderuar kryetarin e Kosovës dhe delegacionin e tijë për përkrahjen dhe mbështetjen e fortë që ata i japin zhvillimeve progressive që n janë duke dodhin në vendin tonë dhe për përkrahjen e fortë që i japin referendumit që do të mbahet me 30 shtator.

“Kam siguruar presidentin e Kosovës, zotin Thaçi për përkrahje në ç’do sfidë dhe për ç’do zgjidhje që do të arrijnë institucionet e Kosovës në shënimin e vijave të demarkacionit me palën Serbe”, tha Ahmeti.

Ai pohoi se këto janë momente të rëndësishme historike për Kosovën që të përmbyll këtë problem njëher e përgjithmonë.

“Rajoni ka nevojë për progress, ka nevojë për procese të rëndësishme euro-atlantike. Përkrahja jonë do të jetë e fuqishme në drejtim të arritjes së një zgjidhje dhe përmbylljes përfundimtare të problemit dhe që Kosova të jetë antare e plotë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, duke filluar që nga OKB-ja, deri në antarësimin e plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi më tutje Ahmeti./Gazeta Lajm/M.I/

Loading...