Marsh protestues në Shkup, “Refugjatët pa kufij” (Video)

Ngjarjet në Paris nuk mund të lidhen me refugjatët, apelojnë sot protestuesit që marshonin në Shkup në një marshim tradicional të refugjatëve, transmeton TetovaSot.

Me lot në sy, në ballë të marshimit ishte ambasadorja franceze në Shkup Laurence Auer, e cila qëndronte prapa flamurit “Refugjatët pa kufij”. Ajo refuzoi të flasë për mediat, por të hënën ka njoftuar për një konferencë për shtyp.

Marshit i tolerancës, këtë vit i dedikuar për refugjatët, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i publikut dhe i ‘u bënë thirrje autoriteteve për të siguruar trajtimin human dhe dinjitoz gjatë tranzitit të tyre përmes Maqedonisë.

Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska tha se ngjarjet në Francë nuk mund të jenë rast për rritjen e ksenofobisë ndaj refugjatëve.

 

Loading...