(E plotësuar) Deputetja e AAK-së, Time Kadija, ka thënë se gratë e kryesisë së opozitës kanë kërkuar takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, por se nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive për këtë takim.

“Ne kemi kërkuar takim me Presidenten e Kosovës por deri më tani nuk kemi marrë konfirmim nëse e ka pranuar”, ka thënë Kadrija.

Ajo ka shtuar se ky marsh është një aksion simbolik për të kundërshtuar arrestimin e deputetes Kadaj-Bujupi, duke e vlerësuar si arrest politik.

E deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka thënë arrestimi i Kadaj-Bujupit është në kundërshtim me Kushtetuten e vendit, meqë depuetët e Kuvendit të Kosovës kanë imunitet.

“Kushtetua u jep imunitet deputetëve për veprimet e tyre si deputetë. Për të bërë një ndjejke të tillë do të duhet të merret imuniteti i deputetëve, dhe çdo veprim që është marrë, janë veprime politike”, ka thënë Pantina.

*************

Kryesitë e grave të AAK-së, VV-së dhe Nisma-s, kanë nis që do të mbajnë një marsh protestues në kërkim të lirimit të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Sipas kumtesës, marshi do të jetë manifestim i mospajtimit të grave, me arrestimin e një deputeteje, e cila mospajtimin e ka shprehur në Kuvend.

Organizatorët thonë se marshi i qetë do të ketë moton: “Shteti që arreston deputetët e popullit, është diktatorial”.

mm3(2)marsh1(1)

Loading...