Futbollisti i mirënjohur shqiptar, Zeni Husmani, është martuar në një ceremoni madhështore në Gostivar. Mesfushori skuadrës sllovene NK Domzale i ka dhënë fund beqarisë me të fejuarën e tij të deritanishme, bukuroshen, Egzona nga Bogovina e Tetovës.

Ai është martuar në ditën e dytë të Vitit të Ri dhe dasma është zhvilluar edhe në bazë të traditave të rajonit të Pollogut.

26219200_10209600788369677_2045942236345377747_n

Husmani ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social facebook, ku nusja shihet me fustan të bardhë, kurse ai me rroba të dhëndërisë.

Në dasmën e tij madhështore kanë marrë pjesë mysafirë të shumtë, familjarë dhe miq të familjes zë Zeni Husmanit.

Lajm i uron shëndet, fat, lumturi dhe të trashëgohen në jetën e tyre të re./lajm

Loading...