Prishtinë, 7 tetor – Kuratorja e ekspozitës me fotografi të fototekës “Marubi” që është hapur së fundmi në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam të Holandës, në një intervistë të shkurtër për gjigantin britanik BBC, ka thënë se këto fotografi bartin dëshminë e kulturës dhe historisë së pasur të Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kim Knoppers është kuratore e ekspozitës “Dynasty Marubi – A hundred years of Albanian studio photography” (Dinastia Marubi – 100 vitet e studios fotografike shqiptare”. Në një videolajm të publikuar të enjten në BBC, me imazhe të Marubit dhe tinguj të “Luleborë” Knoppers tregon përse ky koleksion është i rëndësishëm.

“Menjëherë pas shpikjes së fotografisë, një italian hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri. Tani një ekspozitë me fotografi të marra nga tri gjenerate të fotografëve është hapur në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam të Holandës”, shkruan BBC.

Knoppers ka rrëfyer një historik të shkurtër të studios së famshme të fotografisë, që është hapur edhe si Muze (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Loading...