Gjuetarët japonezë kanë kapur dhe vrarë 122 balena shtatzënë si pjesë e vrojtimit në terren të verës në Antarktidë.

Një raport i dërguar në Komisionin Ndërkombëtar të Gjuetisë (IËC) zbulon që gjuetarët kapën gjithsej 333 balena minke.

Ekipi u largua nga Japonia në nëntor 2017 për në Oqeanin Jugor dhe u kthye në mars 2018.

Japonia thotë se programi i saj për gjueti balenash është për qëllime shkencore, pavarësisht se ekziston një vendim i OKB-së, i marrë në 2014 kundër “kërkimit vdekjeprurës” dhe dënimit të tij.

Në një plan të ri hulumtimi të botuar pas vendimit të OKB-së, Japonia tha se ishte “shkencërisht e domosdoshme” për të kuptuar ekosistemin e Antarktidës përmes mbledhjes dhe analizimit të kafshëve.

Programi i ri shkencor për kërkimin e balenave në Oqeanin Antarktik (NEËREP-A) dërgoi një raport në IËC, duke dhënë detajet e 333 balenave të kapura, 152 meshkuj dhe 181 femra, gjatë sondazhit të saj të tretë biologjik në terren.

Japonia ka shkurtuar kapjen e saj me dy të tretat sipas planit të saj të ri të kërkimit, dhe ka mbërthyer rreth 330 balena çdo vit.

Të dhënat tregojnë se në gjuetinë e 2017/18, 122 nga balenat femra të kapura ishin shtatëzanë, ndërsa 61 meshkuj dhe 53 femra ende nuk ishin të rritur.

Pas disa javë studimesh, ekipi kapi të gjitha balenat brenda vetëm 12 javëve para se të kthehej në Japoni. Mishi i balenës shitet pastaj për t’u ngrënë.

Loading...